Myftiu: “Studentët e ri të teologjisë, pasuri e shtuar për Shkodrën!”

Myftiu: “Studentët e ri të teologjisë, pasuri e shtuar për Shkodrën!”

Myftiu: “Studentët e ri të teologjisë, pasuri e shtuar për Shkodrën!”

Pasditen e së shtunës, më 21 qershor 2025, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari zhvilloi një takim pune me një grup të studentëve shkodranë, që vijojnë studimet teologjike në Universitetin Islam të Medinës së Ndriçuar në Arabinë Saudite.

Gjatë këtij takimi, Myftiu uroi mirëseardhjen studentëve dhe u interesua përfundimin e këtij viti akademik. Myftiu theksoi se koha, që ata kalojnë në Medinën e Ndriçuar është një mirësi e madhe dhe një bekim, jo vetëm për kohën që kalojnë si studentë dhe kërkues të dijes, por edhe për mirësinë e madhe të gjendjes së tyre në qytetin e Pejgamberit (a.s).

Myftiu vuri theksin te domosdoshmëria e angazhimit të studentëve gjatë pushimeve verore, për çka tha se, ditëve në vijim do të afishohet edhe programi, që Myftinia Shkodër ka përgatitur për këta studentë me qëllim angazhimin e tyre gjatë sezonit veror.

Njëkohësisht u theksua se, studentët e ri të teologjisë janë pasuri e shtuar për qytetin e Shkodrës dhe për çdo vend tjetër.

Nga ana e tyre studentët shprehën mirënjohjen për këtë takim, si dhe shprehën gatishmërinë e tyre për t’u angazhuar në programet e ndryshme verore të Myftinisë Shkodër në shërbim të thirrjes islame dhe nevojave që kanë xhamitë dhe xhematët e Myftinisë Shkodër.