
Dersi javor i Myftiut të Shkodrës në xhaminë e Plumbit
Nga momenti i hapjes zyrtare të xhamisë së Plumbit, pas ceremonisë së prerjes së shiritit, më 8 maj 2025, Myftinia Shkodër, ka nisur një projekt të ri, të fokusuar tek ligjëratat e ditës së xhuma.
Fillimisht, është publikuar tabela e hytbeve të xhumasë në xhaminë e Plumbit, për periudhën 30 maj – 29 gusht 2025.
Ndërkohë, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, po vijon me derset e përjavshme, para ezanit të mesditës së ditës së xhuma, duke sjellë larmi në aktivitetin fetar të xhamisë së Plumbit.
Derset e xhumasë së Myftiut, janë përqendruar kryesisht në tefsirin e ajeteve të Kur’anit dhe në etikën islame, duke bërë një ndërlidhje me vlerë për besimtarët e ndryshëm që e frekuentojnë xhaminë e Plumbit në ditën e xhuma.
Myftinia Shkodër ju fton të bëheni pjesë e këtyre ligjëratave, duke uruar mbarësi dhe suksese në këtë ndërmarrje të re të saj.