“Mirë se vjen Resul i pritun”, me rastin e Mevludit 1440

Ditën e hënë, më 19 nëntor 2018, pas namazit të akshamit në xhaminë e Parrucës, Myftinia Shkodër organizoi tubimin me temë: “Mirë se vjen Resul i pritun”, me rastin e përkujtimit të Lindjes së Begatë të Hz. Muhammedit (a.s.).

Aktiviteti ishte ndërthurrur me ligjërata, këndime e recitime, nëpërmjet të cilave u përcoll mesazhi i ripërtëritjes së besës dhe dashurisë për të Dërguarin e All-llahut, Hz. Muhammedin (a.s.), Vulën e të Dërguarve, mëshirën e dhuruar, udhëzuesin drejt Dritës, shpëtimtarit të njerëzimit nga devijimi dhe injoranca e idhujtarisë.

Pas leximit të disa ajeteve kur’anore, në fjalën e rastit, teologu Lavdrim Hamjavlerësoi ditën e lindjes së Hz. Muhammedit (a.s.) si një bekim të madh për gjithësinë, si dhe si një moment që na përkujton mirësinë e madhe të All-llahut ndaj nesh.

Aktivitetin e përahëndeti Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, i cili theksoi se përherë kemi nevojë t’i kujtojmë njëri-tjetrit madhështinë e të Dërguarit të All-llahut, Zotërisë tonë, Hz. Muhammedit (a.s.), si shembull i përkryer, që na mjafton për këtë botë dhe të përtejmen.

Njëkohësisht theksoi se tubime të tilla kanë bekimet e All-llahut, si dhe gjallërojnë zemrat me përmendjen e emrit dhe jetës së më të mirit të njerëzisë.

Aktiviteti u zbukurua me këndimet e të nderuarit H. Sami Muçej, që lexoi një pjesë nga poema e Hafiz Ali Ulqinakut kushtuar lindjes së Hz. Muhammedit (a.s.), si dhe disa nga ilahitë e bukura të zonës së Shkodrës.

Ligjërata kryesore u mbajt nga teologu Sabaudin Jashari, i cili bëri disa krahasime në mes kohës sonë dhe asaj të sahabëve, sikurse kërkoi nga të pranishmit që të shohin me optimizëm çdo të mirë dhe kontribut që japin për fenë dhe shoqërinë, duke e përfyturuar të Dërguarin të pranishëm.

Në fund, u recituan edhe disa pjesë të përzgjedhura nga krijimtaria kushtuar Pejgamberit tonë, që u interpretuan me ëmbëlsi nga medresistët Enes Mandidhe Asim Elezi.