Takim dhe vizitë në mejtepin e xhamisë së fshatit Kullaj, Postribë

Takim dhe vizitë në mejtepin e xhamisë së fshatit Kullaj, Postribë

Takim dhe vizitë në mejtepin e xhamisë së fshatit Kullaj, Postribë

Në fillim të muajit prill 2026, teologu Arben Halluni, drejtuesi i sektorit të arsimit pranë Myftinisë Shkodër, zhvilloi një takim dhe vizitë pune në mejtepin e xhamisë së fshatit Kullaj të Postribës, në kuadër të gjallërimit dhe përmirësimit të edukimit dhe arsimimit të fëmijëve.

Gjatë kësaj vizite, teologu Halluni mbajti një bisedë të ngrohtë dhe motivuese me nxënësit, duke theksuar rëndësinë e dijes, edukatës dhe përkushtimin në mësimin e vlerave fetare dhe morale. Ai i nxiti fëmijët që të jenë të rregullt në ndjekjen e mësimeve dhe të angazhohen me seriozitet në rrugën e dijes.

Në vijim, u zhvillua edhe një inspektim i ecurisë së programit mësimor, ku u vlerësua puna e mësuesit, H. Ardin Selhani, për përkushtimin dhe angazhimin e tij në edukimin e brezit të ri.

Kjo vizitë vjen si pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Myftinisë Shkodër për të forcuar dhe përmirësuar cilësinë e arsimit fetar në mejtepe, duke synuar formimin e një brezi të edukuar me vlera të shëndosha morale dhe shpirtërore.