Myftiu priti Prefektin e ri të Shkodrës

Paraditën e së hënës, më 8 prill 2019, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, priti në një takim prezantimi, Prefektin e ri të Shkodrës, z. Valdrin Pjetri.

Me rastin e kësaj vizite, Myftiu i uroi Prefektit të ri, suksese dhe mbarësi në detyrën e re, në shërbim të qytetarëve dhe interesit kombëtar.

Njëkohësisht theksoi se, Shkodra është një qytet i bekuar nga Zoti me mirësi pa fund, me tradita të shkëlqyera qytetare, me një model të jetuar të harmonisë kombëtare dhe me një taban të fortë fetar, që nuk duhet lejuar të preket e të deformohet, të prishet e të tjetërsohet.

Nga ana e tij, Prefekti i ri e falënderoi Myftiun për pritjen dhe e garantoi se do punojë me krejt mundësitë e tij për të mirën e Shkodrës dhe qytetarëve të saj. Sikurse shprehu gatishmërinë e bashkëpunimeve për të mirën e projekteve me interes të përbashkët.