Dhurata e Fitër Bajramit për 100 nxënës të xhamisë në Barbullush
Dy Bajramet janë ditë gëzimi dhe hareje, sidomos për fëmijët, që bëhen gati të presin dhurata e të papritura të këndshme, që i japin kuptime reale këtyre ditëve të begata festive, pikërisht siç thotë e Pejgamberi (a.s): “Ditët e Bajramit janë ditë të ngrënies dhe të pijes dhe ditë të përmendjes së Allahut të Madhëruar!”
Kështu erdhi ky Fitër Bajram edhe për 100 nxënës frekuentues të xhamisë së fshatit Barbullush, ku pas faljes së namazit të Bajramit të kësaj dite të shënuar, atyre iu kushtua vëmendja më e madhe!
Nën drejtimin e imamit të xhamisë, të nderuarit, H. Ervis Molla, u zhvillua një program i gëzueshëm për fëmijët e xhamisë, të cilëve iu shpërnda edhe dhurata simbolike e kësaj dite, duke i dhënë kuptimet më të larta të gëzimit dhe shpërndarjes së haresë e mirësisë në mesin e besimtarëve.
Pjesë e programi ishte edhe prania e lodërtarit të Bajramit, i cili u rrethua nga nxënësit, duke krijuar një mozaik të paharruar, simbol i kësaj dite.




