Mbrëmje fetare në xhaminë e Zuesit

Mbrëmjen e së shtunës, më 6 qershor 2020, nisi cikli i ri i ligjëratave me temë: “Xhamia na mbledh, drita e All-llahut na udhëzon!”, nëpërmjet të cilit Myftinia Shkodër planifikon të zhvillojë takime të shumta me xhematet, si dhe trajtimin e temave me dobi për besimtarët.

Ky cikël nisi me ligjëratën e mbajtur nga përgjegjësi i sektorit të rinisë në Myftininë e Shkodrës, teologu Ervil Kuçi.

Në vasin e mbajtur para të pranishëmve, imami i nderuar trajtoi temën e rinisë muslimane dhe mënyrën e leximit të ajeteve që nxisin formimin e të riut besimtar me virtytet e besimit dhe moralin e fesë.

Imami foli edhe për shembullin e të rinjve të përmendur në suren El-Kehf, ku theksoi se besimi i tyre mbetet pikë referimi për të rinjtë e sotëm që përballen me sprova të shumta në besim e në jetë.