Zimitët (2)

Që nga formimi i shtetit (osman) numri i komunitetit zimmî rritej vazhdimisht, sidomos pas pushtimit të Stambollit, kështu që një numër i komsiderueshëm i këtij komuniteti ishte i pranishëm deri më rënien e shtetit osman.

Është bërë i njohur fakti që, pas pushtimit, shteti shqyrtonte ekskluzivisht statusin ligjor të komunitetit zimmî. Fillimisht Mehmeti i dytë emëroi Gemnadius si patriark të kishës ortodokse greke dhe ka mundësi të ketë nënshkruar një marrëveshje me të, në emër të pasuesve të tij.

Në të vërtetë, si kontrata me komunitetin zimmî në Gallatë dhe berati në lidhje me kryepeshkopin e periudhës së Mehmetit të dytë, tregojnë se zimmîtë ka mundësi të kenë vazhduar me aktivitetet e tyre fetare; shërbimet kishtare, ndërkohë që pozita e zyrtarëve të kishës dhe të kryepeshkopit do të qëndronin po njësoj. Deri diku, u ndoq praktika e Perandorisë Bizantine. Është bërë e ditur, se në këtë Perandori të krishterët kishin të drejtën të drejtoheshin në gjykatat e tyre fetare për sa i përket çështjeve ligjore pas vitit 303. Më vonë, të njëjtat të drejta ligjore iu dhanë hebrenjve.

Në këtë situatë, është e mundur të mendohet se jomuslimanët po i pëlqenin privilegjet pas rënies së Perandorisë Bizantine. Kritovoulos, një historian nga epoka e Mehmetit të dytë shpjegon se të drejtat që iu dhanë patriarkut grek nga Sulltani nuk ishin më të pakta nga ato të Perandorisë Bizantine.

Zhvillime të ngjashme ndodhën edhe me miletin armen…

Si rezultat i kësaj mënyre organizimi të miletit, funksionarët drejtues të kishës arritën të qeverisnin popullin e tyre si milletbaşis. Udhëheqësit dhe përfaqësuesit e tyre ligjorë dhe fetarë ishin përgjegjës për ta në shtetin osman. Në këtë mënyrë, komunitet (xhemate) jomuslimanësh arritën të gëzojnë njëfarë autonomie. …

Armenët katolikë, për shembull u organizuan si milet më vonë, më 1830. Shumica e atyre që nuk formonin komunitet më vete përfshiheshin në atë armen dhe Patriarkana Armene kishte autoritet ligjor dhe juridik mbi ta.

Nga këndvështrimi i sistemit ligjor osman, ishte e rëndësishme që jomuslimanët të përfitonin nga autonomia juridike dhe ligjore që iu ishte dhënë. Sidoqoftë, ata u organizuan si milet dhe jetuan si komunitete (xhemate) dhe me kisha të pavarura.

📌 “Historia e shtetit, shoqërisë dhe qytetërimit osman”, botuar nga AIITC, Tiranë, 2009, vëll. 1, f. 459-461.

………………………
(Shënim: Kjo është temë e gjerë dhe e mbushur me shembuj pafund, që nxjerrin në pah madhështinë e Islamit në praktikën osmane në raport me jomuslimanët. Librat e historisë janë të mbushura me këto shembuj të pashoq në historinë e njerëzimit.)