Ditët përkujtimore të 30 vjetorit të rihapjes së XHAMISË!

📌 Në kuadër të ditëve përkujtimore të 30 vjetorit të rihapjes së xhamisë së parë, në ditët e para të nëntorit 1990, Myftinia Shkodër ju fton të bëheni pjesë e aktiviteteve të saj, që sivjet përkojnë edhe me atmosferën e begatë të Mevludit Sherifë.

🌙 Me rastin e përkujtimit të Lindjes së Begatë të Më të Mirit të gjithësisë, Mëshirës së dhuruar, Hz. Muhammedit (a.s), Myftinia Shkodër ka kënaqësinë të ftojë motrat besimtare për të marrë pjesë në aktivitetin që zhvillohet sot, më 28 tetor 2020, pas namazit të iqindisë, në xhaminë e Parrucës.

💐 Ligjërata, mesazhe, ilahi, recitime, salavate dhe duaja e hatmes sherife, që na lidhin përherë e më shumë me vlerat e besimit dhe traditat e Pejgamberit tonë!

➡️ Ezani i iqindisë: 14.21!