Përshëndetje dhe respekt për Kombëtaren e Senegalit…

Përshëndetje dhe respekt për Kombëtaren e Senegalit…

Trajneri i Senegalit, Pape Thiaw, është bërë shumë i përfolur në Amerikë për shkak të një deklarate që dha në konferencën për shtyp.

Gazetari:

“Sot pati erëra shumë të forta në shtetin e New Jersey-t dhe siguria u kërkoi anëtarëve të delegacionit të mos dilnin jashtë për hir të sigurisë suaj. Pse dolët për ta falur namazin?”

Pape Thiaw:

“A ka vallë diçka më të rëndësishme se namazi? Mendoj se kjo pyetje nuk është punë e jotja. Ti ke frikë nga era, ndërsa ne kemi frikë nga Allahu, i Cili e krijoi erën. Ne kemi ardhur këtu për një lojë argëtuese dhe kemi harruar se jemi krijuar për ta adhuruar Allahun.

Edhe sikur sot të luhej finalja e Kupës së Botës dhe ne të ishim njëra nga skuadrat finaliste, do të dilnim për ta falur namazin e xhumasë, edhe nëse kjo do të na kushtonte humbjen e kampionatit.

Mos na flisni për rite dhe obligime që i përkasin fesë sonë.”

(www.instagram.com/shenjezat)