Personalitete gra në fushat e dijes

Personalitete gra në fushat e dijes

Librat biografikë (kutub et-teraxhim) të qytetërimit islam na zbulojnë një prani të gjerë të grave në fushat e fikhut, hadithit dhe dhënies së fetvasë, që nga koha e sahabijeve e deri në shekujt e mëvonshëm.

Shumë gra u bënë të njohura për dhënien së fetvasë, transmetimit të haditheve dhe mësimdhënies. Prej disa prej tyre kanë mësuar dijetarë të mëdhenj, ndërsa emra si Aisha bint Ebi Bekër, Fatime Es-Samerkandi, Kerime El-Marvazije dhe Zejneb bint El-Kemal u dalluan si pjesë e një historie shkencore e dijes që nuk ishte e kufizuar vetëm te burrat.

 

1- Nga duart e tyre dolën dijetarë të mëdhenj

Dijetare fekihe pararojë në skenën shkencore të Fikhut përgjatë historisë

 

2- Personalitetet e imamëve

Kur transmetohet historia e Fikhut dhe e Hadithit kryesisht na vinë ndërmend emra burrash.

Por, librat biografikë (kutub et-teraxhim) na zbulojnë një panoramë më të gjerë.

Kështu, Ibn Fahd El-Mekki e mori dijen nga më shumë se 130 dijetare gra, ndërsa Es-Sakhavi përmend rreth 85 gra prej mësuesve të tij.

Po ashtu, Ibn Haxher El-Askalani ka shkruar biografitë e 170 muhadditheve (dijetareve të hadithit) dhe tregon se ai vetë mori dije dhe transmetime (rivajat) nga 54 prej tyre.

 

3- 270 juriste (dijetare Fikhu) në Mekë

Vetëm në Mekë, studiuesit kanë identifikuar rreth 270 dijetare të fikhut (fekihe), emrat e të cilave janë të lidhur me këtë qytet gjatë shekullit 9-të hixhri (shek. 15 i erës sonë), qoftë përmes banimit, periferisë apo vizitës së tyre.

 

4- Myftileret e para

Prania e grave në fushën e Fikhut dhe të Fetvasë nuk filloi vonë. Ibn Kajjim El-Xhevzijje ka identifikuar më shumë se 20 gra që njiheshin për dhënien e fetvave ndër sahabet.

Më të njohurat prej tyre ishin:

Aishe bint Ebi Bekër

Umm Saleme

Esma bint Ebi Bekër

Umm Ed-Derda

 

5- Aisheja, fakiheja (juristja) e ymetit

Përveç rolit të saj në transmetimin e haditheve, Aisheja, Nëna e Besimtarëve, ishte edhe një autoritet burimor i shquar juridik (fikhor). Sahabët e mëdhenj të Pejgamberit (a.s) i drejtoheshin asaj për çështje juridike (fikhore), ndërsa ajo dha fetva për dekada me radhë.

Ajo u bë e njohur edhe për korrigjimin dhe rishikimin e mendimeve të disa prej sahabëve më të mëdhenj.

 

6- Personalitetet e Hadithit

Gratë nuk u mjaftuan vetëm me transmetimin e Haditheve, por u bënë edhe qendër e dijes (pikë referimi) për kërkuesit e tij.

Në Mekë, Kerime El-Mervezijje u bë e njohur për mësimdhënien e librit “Sahihul-Buhari”, derisa dijetarë dhe udhëtarë nga vende të ndryshme shkonin tek ajo për ta dëgjuar drejtpërdrejt këtë vepër prej saj.

Ndërsa, në Damask, studentët mbushnin mexhliset e Zejneb bint El-Kemal, e cila njihej për lartësinë e zinxhirit të transmetimit (isnadit) dhe për numrin e madh të haditheve që transmetonte.

 

7- Prani në formësimin e Fetvave

Në shekujt pasues, u shquan gra juriste (fakihe) që ishin të pranishme në formësimin e fetvave.

Fatime Es-Semerkandijje shqyrtonte fetvatë e bashkëshortit të saj, Imam El-Kasani, dhe nëse gabonte e korrigjonte, duke e kthyer në mendimin e saktë. Madje, disa fetva dilnin edhe me nënshkrimin e saj, krahas nënshkrimit të babait dhe të bashkëshortit të saj.

 

 8- Nga Fetvaja te Minberi

Prania e disa grave dijetare nuk u kufizua vetëm në mexhliset (tubimet) e Fikhut, por u shtri edhe në minberët e predikimit.

Fatime bint Abas El-Bagdadijje bashkoi dijen e Fikhut, dhënien e Fetvave dhe Vasin (predikimin fetar). Ajo mbante ligjërata dhe këshillonte gratë nga minberi, derisa historiani Edh-Dhehebiu e konsideroi atë ndër gratë më të rralla dhe më të shquara të kohës së saj.

________________________________________________

Burimi: Al Jazeera Culture | (www.instagram.com/aljazeeraculture)

 

Përktheu nga arabishtja
dhe përshtati në shqip:

Lavdrim Hamja