Ditët përkujtimore të 30 vjetorit të rihapjes së XHAMISË!

📌 Në kuadër të ditëve përkujtimore të 30 vjetorit të rihapjes së xhamisë së parë, në ditët e para të nëntorit 1990, Myftinia Shkodër ju fton të bëheni pjesë e aktiviteteve të saj, që sivjet përkojnë edhe me atmosferën e begatë të Mevludit Sherifë.

📜 Ju ftojmë të na ndiqni në ciklin e ligjëratave, që imamët e nderuar do të përcjellin në kuadër të muajit Rebiulevel 1442/2020 dhe përkujtimit të Lindjes së Begatë të Hz. Muhammedit (a.s).

✅ “Çfarë fitoi bota me ardhjen (dërgesën) e Hz. Muhammedit (a.s)”, titullohet cikli i ri i ligjëratave online, që do të transmetohen në faqen e fb të Myftinisë Shkodër, duke nisur nga sot, çdo pasdite, në orën 17.00!