Ditën e mërkurë, m ë 27 korrik 2022, Myftinia Shkodër, përmes sektorit të arsimit organizoi në Rrjoll të Velipojës, veprimtarinë e radhës më pjesëmarrjen e 30 nxënësve të kurseve fetare, konkretisht të xhamive Ura e Bunës, Alimetaj dhe Velinaj, nën kujdesin e imamë-mësuesve të mësim-besimit: Ridvan Luzaku, Lulzim Beqiri dhe Nebi Alia.
Në këtë veprimtari mori pjesë edhe drejtuesi i arsimit, pranë Myftinisë Shkodër, teologu Arben Halluni, i cili fillimisht i uroi pjesëmarrjen e fëmijëve në këtë ekskursion si dhe u dha disa këshilla dhe udhëzime për mbarëvajtjen sa më mirë dhe të këndshme të këtij aktiviteti edukativ dhe argëtues.
Më pas, sipas programit u zhvilluan lojëra sportive si: minifutboll, volejboll, lojëra zbavitëse, larje në det, biseda brenda secilit grup, etj.