Një ditë e begatë në mesin e fëmijëve të xhamisë Barbullush

Një ditë e begatë në mesin e fëmijëve të xhamisë Barbullush

Paraditën e së martës, më 14 mars 2023, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, i shoqëruar edhe nga Drejtori i Fondacionit “Mirësia”, z. Korab Kaja, zhvilloi një takim të përzemërt me fëmijët e mejtepit të xhamisë së fshatit Barbullush, që drejtohet me shumë përkushtim nga imami i kësaj xhamie, Mr. Ervis Molla.

Gjatë takimit të përzemërt, Myftiu iu drejtua fëmijëve me një këshillë të ngrohtë dhe një urim zemre në prag të Muajit Ramazan 1444.

Poashtu falënderoi kontributet e Fondacionit “Mirësia”, z. Korab Kaja, që ditën e sotme kishte sjellë disa pajisje ngrohëse për Qendrën Kulturore të kësaj xhamie, që u përurua pak muaj më parë.

Nga ana e tij, edhe z. Kaja shprehu kënaqësinë e pranisë së tij në mesin e fëmijëve që i japin gjallni kësaj xhamie, si dhe shprehu gatishmërinë e tij për të qenë përherë afër tyre dhe nevojave të qendrës kulturore.

Takimi vazhdoi me një bashkëbisedim të përzemërt me disa prej pjestarëve të këshillit të xhamisë dhe të rinjve të saj.