“MIRË SE VJEN O MUAJ I BEKUAR” një aktivitet me vlera në Tuz
Ditën e hënë, më 13 mars 2023, Meshihati i Bashkësisë Islame në Mal të Zi në bashkëpunim me Myftininë e Shkodrës organizoi ligjëratën për motra me temën “Mirë se vjen o Muaj i bekuar” në sallën për konferenca në qendrën Horizonti.
Programi filloi me fjalën përshëndetëse nga Brunilda Kajoshaj, dhe duke vazhduar me ligjëratën nga teologia Ferzet Ndoja.
Programi u shoqërua me ilahi të kënduara nga Selma Bekteshi dhe u prezantua nga profesoresha Vaida Gjokaj.
(marrë nga Radio Fatih – Tuz)