Në Qendrën Kulturore Oblikë përfundoi shkolla/kursi veror 2023

Në Qendrën Kulturore Oblikë përfundoi shkolla/kursi veror 2023

Para pak ditëve në Qendrën Kulturore Oblikë përfundoi shkolla/kursi veror 2023, përmes një ceremonie festive me pjesëmarrësit e nxënësve (djem dhe vajza) të moshave të ndryshme 7-14 vjeç.

Në këtë ceremonie mbylljeje të kursit veror intensiv, i organizuar nga Myftinia Shkodër, mori pjesë drejtuesi i arsimit, teologu Arben Halluni, cili falënderoi mësuesen znj. Kimete Elezi, për bashkëpunimin e saj të vyer, përkushtimin dhe punën e saj të palodhur gjatë gjithë procesit mësimor të kursit, si dhe prindërit të cilët dërguan fëmijët e tyre në këto programe me karakter edukativ dhe zbavitës.

Teologu Halluni dha edhe disa këshilla të dobishme për fëmijët, për të cilët kërkohet një bashkërendim i kujdesshëm nga të gjithë institucionet për edukimin e tyre me besim dhe moral të mirë dhe shembullor.

Kujtojmë, se gjatë shkollës/kursit verore, që filloi më 15 qershor 2023 dhe zgjati rreth 3 javë u mbajt në qendrën kulturore të Oblikë si dhe në mjediset e jashtme të xhamisë, ku janë zhvilluar orë besimi, veprimtari kulturore, piknikë, shëtitje në natyrë, lojëra kreative dhe zbavitëse, etj.