Kryetari i Bashkisë Shkodër, z. Benet Beci takim me krerët e Komuniteteve Fetare të Shkodrës

Kryetari i Bashkisë Shkodër, z. Benet Beci takim me krerët e Komuniteteve Fetare të Shkodrës

Ditën e shtunë më 16 dhjetor 2023, kryetari i Bashkisë Shkodër ka pritur në një takim të ngrohtë krerët e Komuniteteve fetare të Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, Myfti i Zonës Shkodër, Mons. Angelo Massafra, Arqipeshkëv i Shkodrë – Pult dhe At Aleksandër Petani, Famullitar i Kishës Ortodokse Shkodër.

Në postimin e tij në facebook, kryetari i Bashkisë shkruan:

“Bukë, kripë e zemër, kjo traditë e shqiptarëve, na shoqëroi në takimin që pata kënaqësinë të organizoja me krerët e komuniteteve fetare në Shkodër.

Me mesazhin e harmonisë fetare që Shkodra e ka simbol të sajin, jemi bashkë për t’i shërbyer Shkodrës në zhvillimin e saj.”

Kliko këtu për të shikuar videon e takimit