Myftiu priti Drejtorin e Qendrës “Minber”

Myftiu priti Drejtorin e Qendrës “Minber”

Ditën e enjte, më 14 dhjetor 2023, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, priti në një takim të përzemërt, Drejtorin e Qendrës “Minber”, në Tiranë, Dr. Ferid Piku, me bashkëpunëtorë.

Gjatë takimit, u këmbyen urime dhe lutje për mbarëvajtjen e aktivitetit të përbashkët dhe përhapjes së vlerave të Thirrjes Islame, me dinjitet dhe në gjurmët e të parëve.

Pjesë e bashkëbisedimit të mbushur me gjurmët e pasura dhe kujtimin e mirë të hoxhallarëve të shkuar të Shkodrës, ishte edhe paraqitja që Myftiu bëri për vëllezërit e nderuar, të një historiku të përmbledhur të kontributeve të një pjese elitare të hoxhallarëve tanë përgjatë shekujve.

U ripërsërit fakti se gjurmët e shkruara të joxhallarëve shkodranë ndër shekuj, janë më të shumta sesa është paraqitur deri më sot dhe, se në arkivat e ndryshme, sidomos në Stmaboll, ka plot dosje që dëshmojnë pozitën e lartë të Shkodrës në këtë drejtim.

Gjatë takimit, u diskutua edhe për tema të ndryshme me interes të përbashkët, me lutjet për mbarësi dhe bekime.