Myftiu i Shkodrës mori pjesë në pritjen e Ambasadës së Kuvajtit

Myftiu i Shkodrës mori pjesë në pritjen e Ambasadës së Kuvajtit

Mbrëmjen e së mërkurës, më 21 shkurt 2024, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Shtetit të Kuvajtit në vendin tonë, me rastin e 63 vjetorit të Pavarësisë dhe 33 vjetorit të Çlirimit.

Me këtë rast, Myftiu Sytari uroi Ambasadorin e Kuvajtit në vendin tonë, Sh.T.Z. Faisal S. Al-Musaileem, duke e uruar për këto dy data të shënuara dhe duke dëshiruar mirëqenie dhe bekim për popullin vëlla kuvajtian.

Gjatë kësaj mbrëmjeje të shënuar, Myftiu takoi edhe shumë personalitete të huaja dhe të vendit, me të cilët ndau bashkëbisedime me dobi dhe mendime me vlerë me interes të përbashkët.

Myftinia Shkodër shpreh falënderimet e saj për kontributet e mëdha që Shteti i Kuvajtit ka dhënë për Shqipërinë dhe shqiptarët në krejt trevat e tyre, si dëshmi e vëllazërisë, humanizmit dhe solidaritetit në momente të vështira.