Myftinia Shkodër shpërndan 35 pako ushqimore për familjet në nevojë të fshatit Gur i Zi

Myftinia Shkodër shpërndan 35 pako ushqimore për familjet në nevojë të fshatit Gur i Zi

Sot pasdreke, më 20 mars 2024, Myftinia Shkodër vazhdoi me shpërndarjen e 35 pakove të Ramazanit, ku ndalesa e radhës ishte fshati Guri i Zi, i Njësisë Administrative Guri i Zi.

Falë bashkëpunimit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe Qendrës së Mbretit Selman për Ndihmë dhe Punë Humanitare të Arabisë Saudite, Myftinia Shkodër do të shpërndajë brenda Ramazanit një kontingjent me 265 pako të ardhur nga kjo Qendër, si dhe kontingjente të tjera të ardhura nga fondacione dhe shoqata të tjera bashkëpunuese.

Myftinia Shkodër falënderon të gjithë pa përjashtim, të cilët solidarizohen dhe ndihmojnë gjatë këtij muaji të begatë, por edhe jashtë tij.

Allahu i shpërbleftë bamirësit me të mirat e Tij në dynja dhe në ahiret!