Iftari i vëllazërisë islame dhe kombëtare bashkon Shkodrën, Prizrenin dhe Ulqinin!

Iftari i vëllazërisë islame dhe kombëtare bashkon Shkodrën, Prizrenin dhe Ulqinin!

Ditën e martë, më 19 mars 2024, Myftinia Shkodër shtroi iftarin tradicional të vëllazërisë dhe harmonisë islame dhe kombëtare, me pjesëmarrjen edhe të drejtuesve të lartë të Myftinisë së Prizrenit dhe asaj të Ulqinit.

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit, Valon Ibrahimi dhe Kryeimami i Bashkësisë Islame të Ulqinit, Mr. Ali Bardhi, dhanë mesazhet e tyre me theks te fryma e harmonisë dhe vëllazërisë islame dhe rritjes së bashkëpunimit në të ardhmen.

Pjesë e kësaj sofra bujare ishin edhe drejtues të shoqatave dhe qendrave islame bashkëpunëtore të Myftinisë Shkodër ndër vite, intelektualë, studiues, anëtarët e Këshillit të Myftinisë Shkodër dhe të myftinive simotra.

Të pranishmit i përshëndeti edhe thirrësi i mirënjohur islam, H. Tahir Zeneli, i cili u lut për çdo të mirë dhe bekim, duke vlerësuar ftesën dhe atmosferën e begatë të kësaj nate Ramazani.