Atmosferë festive me fëmijët me rastin e Fitër Bajramit

Atmosferë festive me fëmijët me rastin e Fitër Bajramit

Atmosferë festive me fëmijët me rastin e Fitër Bajramit

Ditën e mërkurë, më 10 prill 2024, pikërisht në ditën e parë të Bajramit të Madh, pas riteve të bajramit që u zhvilluan në sheshin vakëf “Fushë Celë”, Myftinia Shkodër organizoi në sheshin pranë xhamisë së Parrucës manifestimin dhe veprimtarinë festive me fëmijët me rastin e Fitër Bajramit.

Në këtë aktivitet që morën pjesë rreth 500 fëmijë të moshave të ndryshme, kishte në fokus fëmijët dhe tradita e hershme së vizitave derë më derë në ditën e parë të çdo bajrami.

Pas fjalës së hapjes nga drejtuesi i arsimit teologu Arben Halluni, në vijim Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari në mesazhin e tij tha se: “… kjo realisht është feta e Bajramit, ku prania e fëmijëvë i jep kutimin më të madh kësaj feste të madhe, për të cilën gëzohemi të gjithë, sidomos fëmijët tanë…”

Fëmijët që morën pjesë në këtë manifestim, ku një pjesë tyre ishin edhe nxënës të disa mejtepeve fetare, morën nga një dhuratë simbolike të kësaj feste, por dhanë edhe urimet e tyre për Fitër Bajramin.