Kursi Fetar nën kujdesin e imamëve të xhamisë do të zhvillohet çdo të shtunë dhe të diel pas namazit të drekës.
Gjatë këtij kursi, fëmijët do të marrin mësime fetare dhe edukative, ku ndër të tjera do të mësojnë:
– Kuranin Famëlartë dhe leximin e tij
– Ilmihalin dhe njohuri elementare islame
– Mësime dhe tema të tjera edukative e morale
Krahas mësimeve, nuk do të mungojnë aktivitetet argëtuese duke krijuar një mjedis të dobishëm, të këndshëm dhe edukativ për fëmijët.
Të dashur prindër, ju presim që t’i sillni fëmijët tuaj në këtë kurs fetar, ku krahas dijes dhe edukimit, ata do të gjejnë edhe shoqëri të mirë, aktivitete dhe një atmosferë të ngrohtë.
Xhamia “Ebu Bekër”
E shtunë dhe të diel
Ora 12:00 (pas namazit të drekës)
_____
Mirë se vini!
Sektori i Arsimit
MYFTINIA SHKODËR
