Në rahmet të Allahut, ish- Kryeimami i Ulqinit
Ditën e djeshme, morëm lajmin e ndërrimit jetë të Hoxhës së nderuar, Rexhep ef. Lika, ish-Kryeimam i Ulqinit.
Me këtë rast, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, i ka dërguar një mesazh ngushëllimit, vëllait të tij, Kryeimamit të Ulqinit, Mr. Ali ef. Bardhi, nëpërmjet të cilit përcjell lutjet dhe ngushëllimin e tij dhe të Myftinisë Shkodër.
Në mesazhin e tij, Myftiu i Shkodrës, thekson:
“Shumë i nderuar, vëlla i dashur, Mr. Ali ef. Bardhi,
Në emrin tim personal, stafit të Myftinisë Shkodër dhe imamëve të saj, ju shpreh ngushëllimet më të thella, me rastin e ndërrimit jetë të mikut tonë të mirë e të dashur, ish- Kryeimamit të Ulqinit, Hoxhës së nderuar, Rexhep ef. Lika, i cili u largua nga kjo botë, pas një jete në shërbim të Thirrjes Islame, përkushtimit për vëllazërinë e harmoninë kombëtare, si dhe angazhimit të vazhdueshëm për ruajtjen e traditave tona islame shekullore në trojet tona.
Lutjet tona ia drejtojmë Allahut të Madhëruar, që ta mëshirojë, ta falë e ta lartësojë gradën e zotnisë së tij në xheneti Firdeus.
Personaliteti i tij, do të mbetet gjurmë e paharruar për besimtarët, imamët, kolegët e bashkësinë e shqiptarëve në Ulqin, Mal të Zi e përtej!
Allahu e mëshiroftë dhe kujtimi i tij i mirë, qoftë shenjë pranimi tek Zoti i gjithësisë!”