Përfundon kursi veror intensiv me shpërndarjen e dhuratave për nxënësit e xhamisë Shtoj i Ri

Përfundon kursi veror intensiv me shpërndarjen e dhuratave për nxënësit e xhamisë Shtoj i Ri

Përfundon kursi veror intensiv me shpërndarjen e dhuratave për nxënësit e xhamisë Shtoj i Ri

Pasditën e së martës, më 3 shtator 2024, në xhaminë Shtoj i Ri, Njësia Administrative “Rrethina”, Myftinia Shkodër përmes sektorit të arsimit përfundoi zhvillimin e kursit veror intensiv më shpërndarjen e dhuratave (çanta shkolle, blloqe, rezerva etj) për 45 nxënës dhe nxënëse, të dhuruara nga Myftinia si dhe nga besimtarë të kësaj zone.

Në ceremoninë e përfundimit të këtij mejtepi dhe në shpërndarjen e dhuratave mori pjesë drejtuesi i arsimit, teologu Arben Halluni, i cili gjatë përshëndetjes së tij falënderoi të gjithë ata që kanë kontribuar si shenjë vlerësimi dhe nxitje të brezit të ri drejt arsimimit, dijet, kulturës dhe moralit islam dhe jo vetëm.

Teologu Halluni falënderoi edhe imamin dhe mësuesin, H. Ervin Juku, për angazhimin dhe përkushtimin e palodhur në mësimdhënien e fëmijëve dhe në zhvillimin e veprimtarive të ndryshme edukative dhe argëtuese.

Në fund të këtij aktiviteti, u shtrua edhe një koktejl me pjesëmarrjen e nxënësve të mejtepit dhe të prindërve të tyre.