Gjykata italiane detyron “RAI” (Radio Televizioni Italian) të kërkojë falje zyrtare

Gjykata italiane ka nxjerrë një vendim që detyron “RAI” (Radio Televizioni Italian) të kërkojë falje zyrtare për dhënien e informacioneve të pasakta lidhur me statusin ligjor të qytetit të Jerusalemit të pushtuar, gjatë njërit prej episodeve të emisionit të garave “Eredità”.

Rasti daton, më 21 maj 2020, kur në episodin e emisionit të kësaj date, që u transmetua në televizionin “RAI”, njërës prej garueseve iu parashtrua një pyetje lidhur me kryeqytetin e Izraelit. Ajo u përgjigj se kryeqyteti është “Tel Avivi”, por moderatori e konsideroi këtë përgjigje të gabuar, duke thënë, se “Jerusalemi është kryeqyteti i Izraelit”.

Shoqata Bamirëse për Mbështetjen e Popullit Palestinez dhe Bashkimi Palestinez në Itali ngritën një padi kundër televizionit italian, e cila zgjati katër vite, përpara se Gjykata e Romës të shpallte vendimin e saj, duke kërkuar që televizioni RAI të kërkojë falje për informacionet e pasakta dhe të korrigjojë gabimin.

______________

#aljazeeramubasher