Nxënësit e kurseve fetare të Qendrës Kulturore Oblikë vizitë në xhamitë kryesore të qytetit
Edukimi i fëmijëve me edukatën fetare, me besimin te Një Zot i Vetëm dhe me shembullin e të Dërguarit të Allahut (a.s) është garanci për një shoqëri të sigurt dhe me vlera, që ia di vlerën dijetarit, respekton të moshuarin dhe mëshiron të voglin!
Nxënësit e kurseve fetare të Qendrës Kulturore Oblikë vizituan xhamitë kryesore të qytetit, “Ebu Bekër, Parrucë dhe Kiras, ku u pritën nga imamët e këtyre xhamive.