Teologu Hamja: “Ditët e festave janë ditë të veçanta të Zotit dhe ditë reflektimi!”

Teologu Hamja: “Ditët e festave janë ditë të veçanta të Zotit dhe ditë reflektimi!”

Paraditën e së mërkurës, më 25 dhjetor 2024, teologu Lavdrim Hamja, i shoqëruar edhe nga imami i xhamisë së Parrucës, H. Naim Drijaj dhe drejtori i Medresesë “Haxhi Sheh Shamia”, z. Kujtim Dervishi, zhvilluan vizitat tradicionale në dy kishat e Shkodrës, ku u prit nga autoritetet më të larta të krishtera të qytetit.

Vizita fillimisht filloi në Kishën Ortodokse, pastaj në Kishën Katolike, ku teologu Hamja përcolli urimet e Myftiut të Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, cili për arsye të një udhëtimi jashtë vendit nuk ndodhet në Shqipëri, duke u uruar dy krerëve të Kishave, At Aleksandër Petanit dhe Mons. Angelo Massafra, këtë ditë të veçantë për ta.

Në një mesazh e tij përpara mediave të pranishme, teologu Hamja, ndër të tjera theksoi se: “Ditë e festave janë ditë të veçanta të Zotit dhe janë ditë reflektimi. Secili prej nesh duhet të reflektojë në këto duke u afruar më shumë me Zotin, të kujdesemi dhe të hedhin sytë nga mosha e tretë, ku për shkak të shpopullimit të vendit në qindra familje kanë mbetur vetëm pleq, të cilët kanë nevojë për përkujdesje.

Të lutemi për harmoni, dashuri dhe mirëkuptim me njëri – tjetrin, për të mirën e vendit dhe të shoqërisë, sepse ne të gjithë jemi krijesa të një Zoti të Vetëm. Të lutemi për paqe në mbarë botën, veçanërisht për Gazën e Palestinë, ku terrori sionist nuk e ndal zullumin e tij as në ditët e festa dhe ku deri tani ka shkatërruar komplet Gazën dhe ka vrarë me mijëra njerëz, pjesa më e madhe e tyre, fëmijë, gra dhe të moshuar”.