
Xhamia e “Dy Vajzave” përgatitet për muajin e madhërueshëm të Ramazanit
Ditën e diel, më 16 shkurt 2025 në ambientet e brendshme të xhamisë së “Dy Vajzave” nisi puna për sistemimin dhe rregullimin e mihrabit të xhamisë dhe lyerjen e saj.
Kjo iniciativë e Myftinisë Shkodër vjen në kuadër të prag Ramazanit të sivjetshëm me ç’rast xhamitë përgatiten me lyerje, zbukurime dhe sistemim të ambienteve të brendshme dhe të jashtme.
Në këtë kuadër, në xhaminë e “Dy Vajzave” po punohet për rregullimin dhe sistemimin e disa ambienteve, ku vëmendja është përqendruar tek mihrabi i xhamisë dhe lyerja e tij në mënyrë të veçantë.
Në trashëgiminë islame parapërgatitja për muajin e madhërueshëm të Ramazanit nis me lyerjen, sistemimin, pastrimin e oborreve, ndriçimin e xhamive, edhe si simbolikë e dritës, pastërtisë dhe bardhësisë, me të cilat karakterizohet muaji i madhërueshëm i Ramazanit.
Myftinia Shkodër falënderon të gjithë bamirësit dhe këshillat e xhamive, që janë të angazhuar këto ditë për të kontribuar me të gjitha mundësitë për ta pritur muajin e madhërueshëm të Ramazanit në mënyrën më të mirë të mundshme.