
Xhamia e Dërgutit bëhet gati për pritjen e muajit Ramazan 1446/2025
Në atmosferën e begatë të ditëve të mbetura të muajit Shaban 1446 dhe në prag të muajit të madhërueshëm të Ramazanit, kur në mbarë botën islame nisin përgatitjen për pritjen e muajit të begatë të Ramazanit edhe në xhaminë e Dërgutit ka një angazhim të madh të dy imamëve, këshillit të xhamisë dhe besimtarëve për të sistemuar xhaminë, për ta pastruar dhe rregulluar atë, që të jetë sa më komode për besimtarët gjatë ditëve dhe netëve të muajit të begatë të Ramazanit.
Në këtë kontekst ka nisur puna për veshjen e ambienteve të brendshme të xhamisë, pastrimin e tapetit dhe zbukurimin e ambienteve të brendshme dhe të jashtme në këtë frymë të begatë që karakterizon mbarë komunitetin.
Myftinia Shkodër falënderon të gjithë imamët, besimtarët, bamirësit në veçanti që janë të gatshëm për të ofruar nga pasuria e tyre në të mirë të xhamive, në të mirë të shtëpive të Allahut.
Allahu i Madhëruar e begatoftë mundin dhe kontributin e kujtdo, dhe e pritshim me zemër të mirë muajin e madhërueshëm të Ramazanit.