Merrni mësim nga idhujtari që iu lut Zotit gabimisht!

Idhujtari që lutej ditë për ditë, me fytyrën e drejtuar nga puti i tij, një ditë, gabimisht iu drejtua Zotit të gjithësisë, duke ngatërruar emrin e putit me njërin prej emrave të Krijuesit.

Ndodhi, ajo që befasoi edhe pejgamberin e asaj kohe, i cili e pyeti Allahun me habi…

Çfarë ndodhi realisht dhe, mbi të gjitha, cila është marrëdhënia që ti si besimtar ke me lutjen, si një sekret i madh i lidhjes së pandarë, që njeriu ka Zotin e tij?

A lutesh ti çdo ditë? A e ndjen peshën e lutjes? Po tash në Ramazan, a e shfrytëzon kohën për t’u lutur për atë që të ngushton, për besimin, qetësinë e zemrës, për harmoninë në familje, për mbarësinë në punë, për bereqetin në rizk, për ruajtjen nga shejtanët dhe taborrat e së keqes, për hapjen e shtigjeve të mbyllura drejt suksesit, e përtej kësaj?

A e ke ditur se në Kur’anin Famëlartë, Allahu i Madhëruar të fton t’i lutesh pa ndërmjetës, pa perde, pa ngarkesa që e vështirësojnë komunikimin tënd të natyrshëm, me Atë, që di për ty e mua, edhe atë që nuk e dimë nga vetvetja?

Kjo shkëputje nga ligjërata e të shtunës, më 15 mars 2025, që Imam Muhamed B. Sytari, mbajti në xhaminë “Buhara” në Sulgen të Zvicrës, të jep një përgjigje që mund të të vlejë!

Imam Muhamed B. Sytari, Sulgen, 15/3/2025