
Po ti, i kujt je?
Sonte është mesi i Muajit Ramazan 1446. Është momenti për ta parë veten në pasqyrën e argumenteve të shumta, me të cilat, Allahu i Madhëruar na fton nëpërmjet kësaj periudhe të begatë njëmujore, për të hyrë në itikaf të mrekullueshëm shpirtëror, për të kuptuar thellësinë e thirrjes: “Agjërimi është i Imi dhe Unë e jap shpërblimin për të!”
A je gati ta pyesësh veten: Po ti, i kujt je? I Allahut? I Pejgamberit? I Kur’anit? Apo, i epsheve? I hutimit? I shejtanit?..
Është periudha më e begatë, pas së cilës presim Natën e Kadrit, si një kulm i jashtëzakonshëm që shënon edhe mundësinë e përjetimeve të mëdha, në këtë rritje të përditshme dhe të përnatshme drejt Naltësisë, simbolikë e së cilës është pa asnjë dyshim edhe Nata e shumëpritur e bekimeve të mëdha, sa një jetë adhurime!
Po ti, i kujt je?