
Njoftim!
Mbyllja e Hatmes Sherife
Ju lajmërojmë se me mbarësinë e Allahut, ditën e nesërme e mërkurë, më 26 mars 2025,
pas namazit të iqindisë, (15.22),
në xhaminë e Parrucës do të bëhet mbyllja e Hatmes Sherife e këtij Ramazani.
_______________
Mirë se të vini!
PJESËMARRJA DHE DUAJA NË HATMEN E KUR’ANIT
Transmeton Daremiu dhe Ibn Ebi Davud me zinxhirin e tyre të transmetimit nga Ibn Abasi (r.anhuma), se ai kishte caktuar një person për të mbikëqyrur dikën që lexonte Kur’an dhe kur ta bënte hatme, ta lajmëronte Ibn Abasin, që të prezantonte në të”.
Transmeton Ibn Ebi Davud me dy zinxhirë transmetimi të saktë nga Katade, tabiu i nderuar, shoku i Enesit (r.a), se ka thënë: Enesi ibn Malik (r.a) kur e bënte hatme Kur’anin, mblidhte familjen e tij dhe bënte dua!”
Gjithashtu transmeton me vargun e tij të saktë të transmetimit, nga Hakem ibn Utejbe, tabiu i nderuar, duke thënë: Më çuan fjalë Muxhahidi dhe Abdetu ibn Ebi Lubabe duke më thënë: Të kemi çuar fjalë, sepse ne duam të bëjmë hatme Kur’anin dhe duaja është e pranuar në hatmen e Kur’anit! Dhe në disa transmetime të tjera të sakta, transmetohet se ai ka thënë: “Mëshira zbret në mbylljen e hatmes së Kur’anit!”
Ai transmeton me vargun e tij të saktë të transmetimit nga Muxhahidi, se ka thënë: Mblidheshin në hatmen e Kur’anit dhe thonin: “Zbret mëshira!”
Mustehab (e pëlqyer) është edhe duaja pas mbylljes së hatmes, duke u nisur nga ajo që përmendëm më sipër. Transmeton Daremiu me vargun e tij të transmetimit nga Humejd El-Earexh , duke thënë:
“Kush e lexon Kur’anin, pastaj bën dua, duasë së tij i bëjnë ‘amin’ katër mijë melek!”
Është e pëlqyeshme (mustehab), që kur e bën hatme Kur’anin, lexuesi të mos ndalet te sureja e fundit, En-Nas, por më e mirë për të është të vazhdojë me suren El-Fatiha dhe me pesë ajetet e para të sures El-Bekare, deri te ajeti: “Ulaike ala huden mir rabbihim ve ulaike humul-muflihun!”; siç ka thënë edhe Kurtubiu në tefsirin e tij: Prej shenjtërisë së Kur’anit është, që ta rifillojë sa herë që e përfundon (sa herë që e bën hatme), në mënyrë që të mos jetë në formën e braktisjes!