Trajnim i posaçëm për motrat haxhilere

Trajnim i posaçëm për motrat haxhilere

Trajnim i posaçëm për motrat haxhilere

Pasditen e së hënës, më 26 maj 2025, në kuadër të javës së trajnimit të haxhilerëve shkodranë, Myftinia Shkodër organizoi një takim të posaçëm për motrat haxhilere të këtij viti.

Ligjëruese në këtë trajnim ishte vaizja Ferzet Ndoja, e cila shpjegoi me imtësi rregullat e Haxhit për motrat muslimane.

Në ligjëratën e saj, teologia e nderuar u ndal tek obligimet e Haxhit dhe rregullat e ndryshme që duhet të kihen parasysh nga motrat haxhilere gjatë ritualeve të Haxhit.

Nëpërmjet shembujve konkretë dhe argumentimeve të shumta u sqaruan dispozitat juridike të ritualeve të ndryshme përbërëse të Haxhit.

Poashtu, motrat patën mundësi të drejtonin pyetje të ndryshme për paqartësitë e tyre, si dhe u diskutua rreth rregullave të posaçme, që lidhen me saktësinë e riteve gjatë ditëve të Haxhit.

Trajnimi i haxhilerëve vijon me ligjëratat e ditës së martë dhe ditës së mërkurë, me 27 dhe 28 maj 2025.