Vijon trajnimi i haxhilerëve shkodranë për vitin 1446/2025

Vijon trajnimi i haxhilerëve shkodranë për vitin 1446/2025

Vijon trajnimi i haxhilerëve shkodranë për vitin 1446/2025

Ditën e martë, më 27 maj 2025, ashtu sikurse edhe ishte lajmëruar nga Myftinia Shkodër vijoi trajnimi i haxhilerëve shkodranë të vitit 1446/2025.

Në xhaminë e Parrucës, ku edhe po zhvillohen seancat dhe takimet me haxhilerët e këtij viti, imami i nderuar, H. Ardit Hoxha shpjegoi për haxhilerët e këtij viti rregullat bazë të Haxhit.

Nëpërmjet klasifikimit të çështjeve të shumta, që përbëjnë adhurimin e Haxhit, hoxha i nderuar hodhi dritë mbi dispozitat sheriatike të Haxhit në përgjithësi dhe u ndal te çdo etapë e tij, duke nisur nga momenti i mbërritjes në Xhedah me ihramin e veshur dhe nijetin e Umres së mbërritjes, pastaj qëndrimin në Mekë deri në ditën e tervijes dhe përgatitjen për nijetin e Haxhit dhe veshjen e ihramit të tij, pastaj shkuarjen në Mina dhe transferimi prej aty në Arafat, në atë që konsiderohet si dita kryesore e këtij adhurimi të mrekullueshëm.

Gjatë këtij trajnimi haxhilerët patën mundësi të drejtonin pyetje të ndryshme për paqartësitë e tyre në lidhje me detajet e shumta të Haxhit.

Trajnimi i haxhilerëve vijon edhe ditën e mërkurë, me datë 28 maj 2025, ku teologu Lavdrim Hamja dhe teologu Ervil Kuçi do t’i drejtohen haxhilerëve me njohuri të reja dhe mësime me vlerë në dobi të udhëtimit të tyre.