Kurset verore intensive shtrihen edhe në xhamitë Gur i Zi dhe Zusë

Kurset verore intensive shtrihen edhe në xhamitë Gur i Zi dhe Zusë

Kurset verore intensive shtrihen edhe në xhamitë Gur i Zi dhe Zusë

Sektori i arsimit pranë Myftinisë Shkodër po vazhdon me përkushtim organizimin e projektit të kurseve verore intensive në disa xhami të qytetit dhe fshatrave. Këto ditë, kurset janë zgjeruar edhe në xhamitë e Gurit të Zi dhe të Zusit, ku dhjetëra fëmijë e të moshave të ndryshme marrin pjesë në to.

Përveç mësimit të bazave të besimit islam, si leximi dhe shkrimi i Kur’anit Famëlartë, fjalët dhe parimet e besimit, në këto kurse zhvillohen edhe aktivitete të ndryshme edukative, argëtuese dhe zbavitëse, që synojnë forcimin e tyre moralisht, shpirtërisht dhe fizikisht.

Këto kurse janë vizituar së fundmi edhe nga drejtuesi i sektorit të arsimit pranë Myftinisë Shkodër, teologu Arben Halluni, i cili u takua me nxënësit dhe mësuesit e xhamive Gur i Zi dhe Zusë, H. Ridvan Fregjaj dhe znj. Kimete Elezi, ku zhvilloi një bashkëbisedim të ngrohtë, duke dhënë këshilla të dobishme për përkushtimin ndaj dijes dhe sjelljen e mirë në familje dhe në shoqëri.