Programi i kursit veror intensiv zgjerohet edhe në xhaminë e Vukatanës

Programi i kursit veror intensiv zgjerohet edhe në xhaminë e Vukatanës

Programi i kursit veror intensiv zgjerohet edhe në xhaminë e Vukatanës

Në fillim të këtij muaji kanë nisur kurset verore intensive në xhaminë Vukatanë me pjesëmarrjen e rreth 50 nxënësve (djem dhe vajza) të moshave të ndryshme.

Në vargun e veprimtarive që zhvillohen në këtë xhami me fëmijët e kurseve, përveç mësim-edukimit islam është edhe argëtimi dhe zbavitja me veprimtari e lojëra të ndryshme, etj, ku shfrytëzohen mundësitë për të kaluar orë të gëzueshme dhe të dobishme.

Në këto kurse verore, që organizohen nga Myftinia Shkodër, përmes sektorit të arsimit, para ditën e së mërkurës, më 9 korrik 2025, drejtuesi i arsimit, teologu Arben Halluni, zhvilloi një takim dhe vizitë për të parë nga afër zhvillimin e këtyre kurseve verore, i cili gjatë takimeve dhe bisedave me grupet e nxënësve, falënderoi hoxhën Vullnet Pishtari si dhe mësuesen znj. Avidan Gucija për punën dhe përkushtimin e tyre të vazhdueshëm, gjatë gjithë procesit mësimor të kurseve, si dhe prindërit, të cilët dërgojnë fëmijët e tyre në këto programe me karakter edukativ dhe zbavitës.

Në fund, teologu Halluni dha edhe disa këshilla të dobishme për fëmijët, që janë pjesë e këtij aktiviteti për disa javë në xhaminë Vukatanë, si dhe pyeti nxënësit për përgatitjen e tyre mësimore, duke i inkurajuar të vazhdojnë me përkushtim dhe vullnet në rrugën e dijes.