Vizitë frymëzuese e nxënësve të kurseve verore të xhamisë Dragoç në xhaminë e Parrucës

Vizitë frymëzuese e nxënësve të kurseve verore të xhamisë Dragoç në xhaminë e Parrucës

Vizitë frymëzuese e nxënësve të kurseve verore të xhamisë Dragoç në xhaminë e Parrucës

Paraditën e të shtunës, më 5 korrik 2025, nxënësit e kurseve verore intensive të organizuara në xhaminë dhe Qendrën Kulturore të Dragoçit në kuadër të plan-programit arsimor dhe edukativ zhvilluan një vizitë edukuese dhe shpirtërore në xhaminë e Parrucës.

Nxënësit u pritën ngrohtësisht nga drejtuesi i sektorit të arsimit, pranë Myftinisë Shkodër, teologu Arben Halluni, i cili u mbajti një bisedë këshilluese dhe motivuese për jetën dhe suksesin. Në fjalën e tij, ai theksoi rëndësinë e vendosmërisë dhe qëndrueshmërisë në rrugëtimin drejt një qëllimi të lartë. “Një nga faktorët më të rëndësishëm për të arritur suksesin në jetë është qëndrueshmëria për qëllimin që ia kemi vënë vetes,” u shpreh teologu Halluni.

Më pas, takimi u vijoi më pyetje-përgjigje, si dhe disa nga nxënësit shfaqen përgatitjen e tyre në lëndët e mësim-besimit, të Kur’anit, etj.

Nxënësit, të ndarë në grupe moshash të ndryshme, u shoqëruan në këtë vizitë nga mësuesi dhe imami i xhamisë Dragoc, H. Shkëlqim Sykaj, i cili përkujdeset për edukimin fetar të tyre gjatë gjithë kursit veror.