
Nxënësit e mejtepit të xhamisë Bardhaj në një ekskursion edukativ dhe kulturor në Vlorë
Nxënësit e kursit fetar të xhamisë Bardhaj, niveli i të rriturve, nën kujdesin e imamit dhe mësuesit H. Ilir Dizdari zhvilluan përgjatë dy ditëve, 16 dhe 17 korrik 2025 një ekskursion edukativo-kulturor në qytetin bregdetar të Vlorës.
Përpara nisjes, drejtuesi I arsimit, pranë Myftinisë Shkodër në një përshëndetje i uroi për një udhëtim dhe ekskursion të bukur e të mbushur me përjetime të paharruara. Ai këshilloi që të marrin e japin nga kjo përvoje e re, përmes argëtimit, shijimit të natyrës, historisë dhe miqësisë e vëllazërisë me njëri-tjetrin.
Gjatë rrugës së tyre, ata patën mundësinë të ndaleshin në disa xhami të rëndësishme, si xhaminë “Riza Bajrami”, në Durrës, xhaminë e Plumbit në Vlorë, etj, ku u njohën nga afër me historinë dhe funksionin e tyre në jetën e komunitetit besimtar.
Përveç ndalesave në objekte të trashëgimisë kulturore dhe monumente me rëndësi historike, nxënësit shijuan bukuritë natyrore që ofron deti Jon.
Ky aktivitet, në kuadër të shumë aktiviteteve verore të sektorit të arsimit pranë Myftinisë, i kombinuar ndërmjet edukimit fetar, kulturor, argëtimit dhe relaksimit, shërbejnë si një përvojë e vyer për të forcuar ndjenjën e identitetit fetar, trashëgimisë, historisë dhe vlerave të vëllazërisë.