Imami shkodran në Vjenë: “Besimtari dallohet prej moralit të bukur të tij!”

Imami shkodran në Vjenë: "Besimtari dallohet prej moralit të bukur të tij!"

Imami shkodran në Vjenë: “Besimtari dallohet prej moralit të bukur të tij!”

Me ftesë të Myftinisë Shkodër, ditën e xhuma, më 18 korrik 2025, hytben e xhumasë në xhaminë e Perashit e mbajti, H. Daut Kurtabegu, imam në Qendrën Islame Shqiptare “El-Buhari” në Vjenë.

Gjatë hytbes së kësaj xhumaje, zotëria e tij u ndal tek cilësitë dhe karakteri me të cilat besimtari dallohet në jetën e përditshme, sidomos në sprova dhe në vështirësi të ndryshe, me të cilat përballet gjatë jetës së tij, duke sjell shembuj nga jeta e profetit Jusuf (a.s), ku ndër të tjera theksoi: “Nëse dëshiron të jesh musliman i mirë, atëherë mos u mjafto vetëm me leximin e Kur’anit, por zhytu në thellësitë e urtësive të tij.”

Poashtu, u ndal edhe tek porositë  e Pejgamberit tonë (a.s), ku tërhoqi vëmendjen e besimtarëve, se sprovat e ndryshme që e godasin besimtarin, janë pastrim për të, duke cituar hadithin e të Dërguarit të Allahut (a.s) i cili thotë: “Çdo gjë që e godet besimtarin, prej lodhjes, sëmundjes, shqetësimit, pikëllimit, dëmtimit apo hidhërimit, bile edhe një gjemb që e shpon, vetëm se Allahu ia fal përmes tyre gjynahet e tij.”

Myftinia Shkodër shpreh falënderimet e saj për imamin e nderuar, H. Daut Kurtabegu, si dhe mesazhet e urta, me të cilat ai pati mirësinë t’i drejtohet besimtarëve.

Ftesat e imamëve, hatibëve dhe ligjëruesve të ndryshëm, sidomos gjatë sezonit veror, vijnë në kuadër të projekteve për gjallërimin e jetës fetare në qytetin e Shkodrës.

Hytben e plotë mund ta ndiqni duke klikuar në këtë link