Myftiu i Shkodrës ligjëroi në manifestimin tradicional të Mevludi Sherifit në Podujevë

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari i ftuar në manifestimin tradicional të Mevludi Sherifit në Podujevë

Myftiu i Shkodrës ligjëroi në manifestimin tradicional të Mevludi Sherifit në Podujevë

Ditën e shtunë, më 13 shtator 2025 Këshilli i Bashkisë Islame Podujevë organizoni manifestimin tradicional të Mevludi Sherifit 1447/2025, në përkujtim të Lindjes së Begatë të Hz. Muhammedit (a.s).

Me këtë rast, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari ishte i ftuar për të mbajtur ligjëratën e veçantë të këtij manifestimi.

Në publikimin e KBI të Podujevës në fb, ndër të tjera thuhet:

“U realizua manifestimi i mevludit

Shënimi i ngjarjes u bë në komunën tonë ndërsa u organizua nga Këshilli i Bashkësisë Islame të komunës tonë.

Programin të cilin e udhëhoqi kryeimami Bekim Jashari,  pas hapjes me pjesë nga Kur’ani, me fjalë rasti u paraqit, në emër të organizatorit, kryetari i KBI-së Mensur ef Hoti. Më pas të pranishmëve me një fjalë rasti iu drejtua edhe kryetari i komunës tonë, Shpejtim Bulliqi.

Fjala qendrore i takoi mysafirit special nga Shkodra, Myftiut Muhamed Sytari, i cili para pjesëmarrësve u paraqit me ligjëratë kushtuar Mevludit.

Programi u begatua edhe më shumë me këndimin e pjesëve të mevludit dhe ilahijeve nga hoxhallarët Sallah Feta, Xhevat Maçastena, Beqir Nuredini e Fahrudin Jashari.

Programi u përmbyll me duanë e mevludit nga hoxhë Sadat Topanica.

Ky organizim u mirëprit dhe vlerësua lart nga pjesëmarrësit.”

(www.facebook.com/kbi.podujeva)

Këtu mund ta ndiqni të plotë fjalën e Myftiut: