Kurse intensive dimërore në Qendrën Kulturore pranë Xhamisë Oblikë
Në kuadër të ndjekjes nga afër të veprimtarive arsimore dhe fetare, teologu Arben Halluni, drejtues i Arsimit pranë Myftinisë Shkodër, zhvilloi ditën e hënë, më 29 dhjetor 2026, një vizitë pune në Qendrën Kulturore pranë Xhamisë Oblikë, për të inspektuar ecurinë e kurseve dimërore intensive që po zhvillohen gjatë pushimeve dimërore.
Këto kurse, të cilat kanë filluar më 22.12.2025 dhe zgjasin rreth dy javë, nën kujdesin e përkushtuar të mësueses znj. Kimete Elezi po zhvillohen sipas një programi përkatës, ku nxënësit përfitojnë mësim intensiv në leximin e Kur’anit Famëlartë, mësimin e sureve përmendësh, njohuri nga Sira/jeta e Pejgamberit (a.s), si dhe aktivitete edukativo-argëtuese.
Gjatë vizitës, drejtuesi i arsimit u njoh nga afër me zhvillimin e mësimit, bisedoi me nxënësit dhe u drejtoi atyre disa këshilla fetare dhe edukuese, duke i inkurajuar për përkushtimin dhe pjesëmarrjen e rregullt në këto kurse, të cilat frymëzojnë brezin e ri me parimet e besimit, moralit, paqes dhe harmonisë më të gjithë njerëzit.
Një pjesë e rëndësishme e programit të shkollës dimërore kanë qenë edhe vizitat edukative në xhamitë e Anës së Malit, konkretisht në xhamitë e Shtufit, Muriqanit, Velinaj, Alimetajt dhe Zuesit.
Përmes këtyre vizitave, nxënësit, nën drejtimin e imamëve përkatës, janë njohur me historikun e xhamive, rolin e tyre në komunitet dhe kanë marrë mesazhe të shkurtra fetare e motivuese.



















