Sofra e iftarit të vëllazërisë me nxënësit e mejtepit dhe Qendrës Kulturore të xhamisë Bardhaj

Sofra e iftarit të vëllazërisë me nxënësit e mejtepit dhe Qendrës Kulturore të xhamisë Bardhaj

Sofra e iftarit të vëllazërisë me nxënësit e mejtepit dhe Qendrës Kulturore të xhamisë Bardhaj

Ditën e martë, më 24 shkurt 2026, në ditën e 6-të muajit të begatë të Ramazanit, sektori i arsimit, pranë Myftinisë Shkodër, organizoi veprimtarinë e iftarit më nxënësit e Qendrës/mejtepit të xhamisë Bardhaj, Njësia Administrative Rrethina.

Në këtë iftar, përveç pjesëmarrjes së rreth 45 nxënësve të mejtepit të moshave të ndryshme, imamit dhe mësuesit të përkushtuar, H. Ilir Dizdari, mori pjesë edhe drejtuesi i arsimit, pranë Myftinisë Shkodër, teologu Arben Halluni, i cili përpara çeljes së iftarit, dha disa këshilla të dobishme edukative dhe besimore për të pranishmit.

Duke i uruar nxënësve për një agjërim të lehtë dhe një Ramazan të pranuar, teologu Halluni shprehu urimet e tij të përzemërta për këtë muaj më plot mirësi dhe devotshmëri.

Në fund të iftarit, u bë dua-lutja e sofrës si dhe më pas u falë namazi i akshamit.

Programi i sofrës së iftareve të vëllazërisë me mejtepet dhe qendrat islame do të vazhdojë gjatë këtij muaji të madhëruar të Ramazanit.