Iftari i vëllazërisë Prizren – Shkodër, vazhdon traditën e tij të mrekullueshme!
Ditën e shtunë, më 28 shkurt 2028, me ftesë të Kryetarit të Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit, H. Valon Ibrahimi, teologu Arben Halluni, drejtor i arsimit pranë Myftinisë Shkodër dhe anëtarë të Këshillit të Myftinisë Shkodër morën pjesë në iftarin e përvitshëm tradicional, të Këshilli të Bashkësisë Islame të Prizrenit.
Në postimin e tyre në facebook, Këshilli i Bashkësisë Islame Prizren, ndër të tjera shprehet:
“Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit, shtroi iftarin tradicional me strukturën e saj, si administratën, imamët, mualimët, dhe të gjithë bashkëpunëtorët lokal e qendror.
Në emër të nikoqirit, të pranishmit i përshëndeti kryetari i Këshillit, Valon ef. Ibrahimi. Në emër të Komunës së Prizrenit, i përshëndeti kryetari i Komunës, z. Shaqir Totaj. Në emër të mysafirëve nga Shqipëria, z. Arben Halluni nga Shkodra!”
Kjo traditë e mrekullueshme e sofrës së begatë të iftarit tashmë është konsoliduar dhe përsëritet çdo vit me ardhjen e muajit të Begatë të Ramazanit.











