Sofra e iftarit të vëllazërisë me nxënësit e mejtepit të xhamisë Tepe
Ditën e mërkurë, më 4 mars 2026, në ditën e 14-të të muajit të Begatë të Ramazanit, sektori i arsimit, pranë Myftinisë Shkodër, organizoi veprimtarinë e iftarit më nxënësit e mejtepit të xhamisë Tepe.
Në këtë iftar, përveç pjesëmarrjes së rreth 20 nxënësve të mejtepit të moshave të ndryshme, të rinjve, imamit dhe mësuesit H. Mirian Peraj, mori pjesë edhe drejtuesi i arsimit, pranë Myftinisë Shkodër, teologu Arben Halluni, i cili përpara çeljes së iftarit, dha disa këshilla të dobishme edukative si dhe bëri dua-lutjen e çeljes së iftarit.
Teologu Halluni shprehu urimet e tij të përzemërta për këtë muaj më plot mirësi dhe devotshmëri.
Në fund të iftarit, u bë lutja e sofrës nga imami i xhamisë si dhe më pas u falë namazi i akshamit.
Programi i sofrës së iftareve të vëllazërisë me mejtepet dhe qendrat islame do të vazhdojë rrugëtimin gjatë këtij muaji të Begatë të Ramazanit.










