96.6 milionë vizitorë i kanë vizituar Dy Xhamitë e Shenjta, gjatë 20 ditëve të para të Ramazanit 1447/2026.
Në xhaminë e Pejgamberit (a.s), numri i besimtarëve që janë falur në të, i ka kaluar 21 milionë vizitorë. Ndërsa, Reudan Sherife e kanë vizituar 579 mijë vizitorë. Numri i atyre, të cilët i kanë dhënë selam të Dërguarit të Allahut (a.s) dhe dy shokëve të tij të nderuar, Hz. Ebu Bekrit dhe Hz. Omerit, ka qenë më shumë se 1.5 milionë vizitorë.
Për sa i përket, Xhamisë së Shenjtë (Qabes), numri i besimtarëve që janë falur në të, i ka kaluar 57 milionë vizitorë, dhe janë regjistruar më shumë se 10 milionë umrexhi.
