Ekskursion edukativ i nxënësve të xhamisë Mes Myselim në Krujë dhe Tiranë

Ekskursion edukativ i nxënësve të xhamisë Mes Myselim në Krujë dhe Tiranë

Ekskursion edukativ i nxënësve të xhamisë Mes Myselim në Krujë dhe Tiranë

Fundjavën që lamë pas, ditën e diel më 12 prill 2026, nxënësit e mejtepit / Qendrës Kulturore të xhamisë “Mes Myselim” zhvilluan një ekskursion edukativ dhe kulturor në qytetet e Krujës dhe Tiranës.

Gjatë kësaj vizite, nxënësit patën mundësinë të njihen nga afër me vlera të rëndësishme historike, kulturore dhe fetare, duke vizituar një sërë objektesh me rëndësi të veçantë, si kalanë e Krujës, xhamitë e ndryshme, etj.

Ndër ndalesat kryesore ishte vizita në xhamia e Namazgjasë, e cila la mbresa të veçanta tek nxënësit për nga arkitektura dhe dimensioni shpirtëror që të dhuron kjo xhami madhështore.

Ky ekskursion u zhvillua nën shoqërimin e imamit dhe mësuesit, H. Fatmir Sulaj, i cili gjatë gjithë udhëtimit ofroi shpjegime dhe këshilla me vlerë edukative dhe fetare për nxënësit, duke e kthyer këtë aktivitet në një përvojë të dobishme dhe frymëzuese.

Aktiviteti u realizua nën kujdesin dhe mbështetjen e sektorit të arsimit pranë Myftinisë Shkodër, në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme për edukimin dhe formimin e brezit të ri me vlera të shëndosha fetare, kulturore dhe qytetare.