FALËNDERIM
Myftinia Shkodër shpreh falënderim dhe mirënjohje për z. Astrit Rexhepi, i cili vullnetarisht dhe me shpenzimet e tij, kreu lyerjen e fasadës ballore të xhamisë së Parrucës.
Me këtë rast, i lutemi Allahut të Madhëruar ta shpërblejë me të mira në dynja dhe në ahiret dhe t’ia shtojë bereqetin dhe mirësinë, si dhe të bëhet shembull udhëzues për këdo që dëshiron të kontribuojë për të mirën e xhamive dhe aktivitetit të tyre në qytetin e Shkodrës.




