Përkujtohet Lindja e Begatë e Hz. Muhammedit (a.s) në xhaminë e Trushit
Paraditën e së dielës, më 13 shtator 2026, në kuadër të aktiviteteve me rastin e përkujtimit të Lindjes së Begatë të Hz. Muhammedit (alejhis-selam), Myftinia Shkodër organizoi tubimim tradicional të Mevludi Sherifit në xhaminë e fshatit Trush.
Aktiviteti nisi me leximin e një ashereje nga Kur’ani Famëlartë.
Më pas, imami i xhamisë së Trushit, H. Jetmir Braqi, bëri hapjen e këtij tubimi të begatë, duke vlerësuar se këto aktivitete janë pjesë e nië trashëgimie të lashtë, nëpërmjet të cilës, ymeti islam dëshmon lidhjen që ka me të Dërguarin e Allahut, Hz. Muhammedin (alejhis-selam) dhe vlerësimin e personalitetit dhe thirrjes së tij universale.
Në fjalën e rastit, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, pasi falënderoi imamin e xhamisë Trush dhe besimtarët e shumtë që kishin mbushur xhaminë, hodhi dritë rreth tefsirit të ajetit 31 të sures Ali Imran, duke vënë theksin tek domosdoshmëria e lidhjes së vazhdueshme me shembullin e Pejgamberit tonë, si dera garante drejt dashnisë së Krijuesit Fuqiplotë.
Aktiviteti vijoi me leximin e disa pjesëve nga “Mevludi” i Hafiz Ali Ulqinakut dhe ilahive të përzgjedhura nga të nderuarit: H. Vehbi Dani, H. Vullnet Pishtari, H. Ahmed Molla, H. Bujar Hoxhani dhe H. Elsamed Tula.
Më pas, të pranishmit falën së bashku namazin e mesditës dhe u lutën për mbarësi e bekime.
Aktiviteti i Mevludi Sherifit do të vijojë edhe në xhami të tjera të qytetit dhe fshatit.




