Myftiu i Shkodrës uron drejtorin e ri të Medresesë “Haxhi Sheh Shamia”

Myftiu i Shkodrës uron drejtorin e ri të Medresesë "Haxhi Sheh Shamia"

Myftiu i Shkodrës uron drejtorin e ri të Medresesë “Haxhi Sheh Shamia”

Ditën e hënë, më 14 shtator 2026, në kuadër të ditës së parë të fillimit të vitit të ri shkollor 2026-2027, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari zhvilloi në vizitë pune në Medresenë “Haxhi Shesh Shamia”, ku uroi drejtorin e saj të ri, z. Nexhmi Spahija.

Gjatë kësaj vizite Myftiu shprehu urimet e tij për fillimin e vitit të ri shkollor dhe njëkohësisht e uroi drejtorin e ri të Medresesë për mbarësi dhe suksese në shërbimet e tij në këtë institucion me rëndësi të veçantë për Komunitetin Mysliman të Shqipërisë dhe Myftininë e Shkodrës .

Vizitën e tij, Myftiu e shoqëroi edhe me një shkresë zyrtare nëpërmjet të së cilës uroi drejtorin e ri të Medresesë për fillimin e këtij viti të ri shkollor, kur ndër të tjera thekon se: “Medreseja “Haxhi Sheh Shamia” që ju tashmë drejtoni është një institucion arsimor me vlerë dhe traditë që mishëron më së miri vijimësinë e zinxhirit të vlerave dhe trashëgimisë së vyer të brezave tanë të parë që me dije dhe besim ndërtuan këtë qytet dhe historinë e tij të lavdishme.

Në emrin tim personal dhe të Myftinisë Shkodër ju uroj suksese dhe mbarësi, arritje të vazhdueshme dhe lartësim përherë e më tepër të emrit të Medresesë tonë, sikurse dëshiroj çdo të mirë dhe bekim për stafin pedagogjik, për prindërit dhe nxënësit e Medresesë tonë.

Në Kur’anin Famëlartë, Allahu i Madhëruar urdhëron dhe thotë: “Thuaj: A janë të barabartë ata të cilët dinë dhe ata të cilët nuk dinë?”, sikurse urdhëron: “Allahu i lartëson, ata të cilët besuan prej jush dhe atyre që u është dhënë dituria në shkallë të larta!”, sikurse na nxit që të lutemi në vazhdimësi: “Dhe, thuaj: Zoti im, më shto dituri!”.

I lutem Allahut të Madhëruar që t’ju japë mbarësi dhe qëndrueshmëri në mbajtjen e këtij amaneti të shtrenjtë; mësuesve tanë, urtësi, durim dhe finesë edukatorësh, të ftuar për të edukuar breza të ri që sot më shumë se asnjëherë tjetër kanë nevojë për prekjen e besimit, moralit dhe shembullin e burrave të urtë, edukatorë në modelin e mësuesve tanë, jo e kundërta.”

Myftinia Shkodër uron një vit të mbarë shkollor për të gjithë nxënësit e shkollave, suksese për stafet pedagogjike, prindërit dhe nxënësit mbarë.